Rrjeti i Studentëve Ekselentë

Rrjeti NES është një organizatë jofitimprurëse, jopolitike, pa qëllime ekonomike, e studentëve ekselentë të UNIVERSITETIT TË TIRANËS, që zhvillon aktivitetin e saj në mjediset e UT ose jashtë tij, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e kohezionit, përkatësisë dhe parimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës.